CREDINS bank ofron të gjitha llojet e transfertave brenda bankës, ndërbankare, brenda vendit ose me jashtë. Në transfertat brenda bankës përfshihen: - Transfertat brenda llogarive të të njejtit klient. - Transfertat midis llogarive të klientëve të bankës. Në transfertat ndërbankare përfshihën: - Transfertat për/nga bankat vendase. - Transfertat për/nga bankat e huaja. Si të dërgoni para nga jashtë vendit nëpërmjet CREDINS bank? Juve nuk ju nevojitet të keni një llogari tek CREDINS bank, por vetëm një dokument identifikimi, si pasaporta, ose leje për përdorim automjeti (patentën e re) për të patur paratë në emrin tuaj. Partnerët tuaj të biznesit, familjarë apo miqtë tuaj të cilët ndodhen jashtë shtetit, mund të shkojnë tek cdo bankë që ata preferojnë dhe të instruktojnë sipas formularit bashkangjitur në pdf (kliko). * Lista e bankave korrespodente (kliko)
|