Llogaria rrjedhëse e një biznesi në CREDINS bank është fillesa e një bashkëpunimi të suksesshëm. CREDINS bank mundëson hapjen e llogarive rrjedhëse në të gjitha monedhat për të gjithë subjektet juridike, për kryerjen e transaksioneve bankare brenda dhe jashtë vendit. Ju mund të kryeni veprime në: Leke, EUR, USD, GBP, CHF, CAD.
Subjektet mund të çelin llogaritë rrjedhëse pranë Bankës tonë pa asnjë kosto fillestare dhe pa limit fillestar depozitimi. Për çdo balancë të mbajtur në llogarinë rrjedhëse, subjektet përfitojnë të ardhura nga interesat që aplikohen në ketë llogari.
|