Faqja kryesore
  English   Karriera  
 
  Profili i Pėrgjithshėm        Aksionerėt        Stafi dhe Drejtuesit        Grupi Credins        Raporti vjetor       
 
 
Rreth CREDINS bank  
  Profili i Pėrgjithshėm  
  · Me njė vėshtrim  
  · Deklarata e Misionit  
  · Kuadri Ligjor  
  · Struktura Organizative  
 
 
  Untitled Document
 
 
 
 
Me njė vėshtrim

CREDINS bank ushtron aktivitetin e saj sipas Licencës nr. 16, datë 31.03.2003, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.

CREDINS bank ushtron aktivitetin e saj duke respektuar me rigorozitet kuadrin ligjor të Bankës së Shqipërisë si dhe kuadrin e brendshëm rregullator të përcaktuar nga Këshilli i saj Drejtues dhe miratuar nga Asambleja e Aksionerëve.

Aksionerët e CREDINS bank, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme të krijuar dhe rritur gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. CREDINS bank përfaqësoi të parën bankë private me kapital 100% shqiptar, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri.Progresi i ndjeshëm në dimensionet e Bankës dhe pozicionimi i saj në treg rritën gjithashtu edhe interesin e investitorëve të huaj. Më datë 12 Janar 2008, CREDINS bank njoftoi pjesëmarrjen e dy aksionerëve të rinj, të cilët zotërojnë 25.34 % të aksioneve të saj. Këto dy aksionerë janë: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG). 


CREDINS bank, duke operuar si bankë tregtare, ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh bankare që nga më tradicionalet deri tek ato më bashkëkohoret.

Stafi menaxhues i Bankës, i cili drejton veprimet ditore, përbëhet nga njerëz me eksperiencë të pasur bankare në fushat si: drejtim i përgjithshëm bankar, zhvillim i linjave të biznesit, aktivitet kreditues, operacione thesari e menaxhim risku dhe menaxhim financiar, eksperienca të fituara nga përvoja  brenda dhe jashtë vendit. Personeli i CREDINS bank, është i ndërgjegjësuar dhe plotësisht i dedikuar për të ofruar shërbime me standard cilësor për të kënaqur maksimalisht kërkesat e klientit.

CREDINS bank është një realitet konkret në sistemin bankar shqiptar. Rezultatet tepër pozitive të arritura çdo vit rrisin përgjegjësinë e personelit ndaj klientit, aksionerëve dhe bashkëpunëtorëve të bankës për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme afatgjata me synim përmirësimin e cilësisë së jetesës të komunitetit ku CREDINS bank operon. Aktualisht, CREDINS bank ushtron aktivitetin e vet në 16 qytete të Shqipërisë përmes 45 degëve dhe agjencive të saj.

 
 
Kartat Prepaid

KARTAT ERDHËN!
Kartat Prepaid janë karta të parapaguar. Ato përdoren për blerje brenda dhe jashtë
vendit, në pikat e shitjes me kartë, në internet dhe në ATM. Me Kartat Prepaid ju PAJISENI NË ÇAST.



   
 
 
 
Anetaresime  |  Festat Zyrtare  |  Njoftime te Asamblese  |  Karriera  |  Sitemap 
Rr. Ismail Qemali 21 Tiranë, Shqiperi / Tel. +355 4 2234 096 Fax. +355 4 2222 916 / info@bankacredins.com