Kreditimi i pagës së punonjësve në llogaritë e tyre, bëhet disponibel brenda ditës së punës në të cilën paraqiten listpagesat (në një diskete ose mjet tjetër elektronik të përgatitur nga ana juaj) së bashku me urdhër pagesën e firmosur nga Dega e Thesarit Tiranë. - Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë personale të punonjësve është pa komision. - Printimi i transaksioneve të llogarisë së klientit, sipas kërkesës së tij, është gjithashtu pa pagesë. Informacioni për gjëndjen e llogarisë së tyre, sipas dëshirës, është pa komision. - Depozitimi apo tërheqja e parave pranë sporteleve të Bankës, pa komision. - Kryerja e pagesave midis llogarive brenda Credins Bank, pa komision. - Pagesat e faturave të Kesh-it, Amc, Vodafone, Ujësjellës, pa komision. - Punonjësit mund të përdorin llogarinë e tyre të pagës për transfertat në mbërritje në lekë, për të cilat nuk do të aplikohen komisione.
|