CREDINS bank ka emetuar çeqet e saj, nëpërmjet të cilëve ju kurseni kohën, evitoni rrezikun e lëvizjes Cash. Çeqet e CREDINS bank janë: - Çeku bankar - Çeku personal
Nëpërmjet këtyre çeqeve ju mund të kryeni pagesat: a. për shlyerje detyrimesh doganore b. likuidim të partnereve të biznesit
Si funksionon?
Çeku Bankar Është një mjet pagese i shpejtë i cili në bazë të marrëveshjes të lidhur midis bankave mund të bëhet i disponueshëm nga banka përfituese brenda ditës së lëshimit. Ky çek lëshohet nga banka emetuese me firmat e autorizuara të ndara sipas limiteve dhe është i garantuar për disponibilitetin e llogarisë së urdhëruesit. Çeku bankar është gjithashtu i vlefshëm edhe për kryerjen e çdoganimeve të ndryshme. Çeku Personal Këto çeqe lëshohen për klientët që kanë llogari pranë bankës dhe përdoren nga urdhëruesi i saj për të bërë likuidime ndaj furnitorëve dhe të tretëve. Këto çeqe mbajnë gjithmonë firmën dhe vulën e urdhëruesit të llogarisë.
|