Zgjidh datën e maturimit të depozitës tënde.
Çfarë është Depozita “Kalendarike”? Depozita Kalendarike është një depozitë e krijuar për tu përshtatur kërkesave tuaja për fleksibilitet. Me këtë depozitë ju përfitoni një interes të lartë sipas shumës, afatit dhe monedhës të përzgjedhur. Cila është e veçanta e kësaj Depozite? Duke çelur një Depozitë “Kalendarike” përveç një interesi konkurrues, ju përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës tuaj në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.
Si mund të hap një depozitë “Kalendarike”? Ju mund të hapni një Depozitë “Kalendarike” në çdo degë të Credins Bank duke u paraqitur thjesht me një dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë. Për më tepër në CREDINS bank ju do të gjeni një shërbim cilësor dhe një siguri maksimale për Depozitën tuaj.
|