Credins Bank – Ne flasim gjuhën tuaj!

Credins bank është një ndër 5 bankat më të mëdha në Shqipëri, banka e parë në treg për portofolin e kredisë dhe të dytët për total asetesh dhe depozitash. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve tanë dhe fuqizojnë individët, familjet, bizneset dhe institucionet. E krijuar në 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qenë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Selia qëndrore është në Tiranë, ndërkohë që aktiviteti i bankës shtrihet përmes një rrjeti të gjerë prej 50 degësh në çdo cep të Shqipërisë. Banka ndërton partnerite në nivel vendi, divizioni dhe rajoni për të ofruar zgjidhje financiare në përputhje të përshtatura për klientët, duke përfshirë këtu produkte inovative në përputhje me trendin dixhital, këshillim financiar por dhe zgjidhje tradicionale bankare për financim dhe investime, të gjitha këto të udhëhequra nga standarte të larta etike. Credins bank konkuron me ndershmëri në tregun bankar shqiptar, duke mos u bërë palë e konkurencës së jashtëligjshme. Credins bank merr përsipër menaxhimin sa më efikas të depozitave të klientëve tanë, krijimin e mundësive të kreditimit dhe instrumentat financiarë për të gjithë, si dhe nxit  krijimin e mundësive të reja në fushën e sipërmarrjes duke marrë parasysh edhe ndikimet që vendimet e saj  mund të kenë në shoqëri dhe natyrë. Credins bank përpiqet të jetë në pararojë të cilësisë dhe profesionalizmit, të vlerësojë meritat dhe të shpërblejë performancën e punonjësve te saj. Credins bank jep një kontribut thelbësor për komunitetin dhe e ka strukturuar përgjegjësinë e vetë sociale në katër shtylla të rëndësishme: aksionerë, punonjës, ambjent dhe mjedis social. Credins bank beson në vlerat dhe shpirtin krijues të shqiptareve.

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins