Për herë të parë në historinë e vendit tonë, Shqipëria është vendi organizator dhe mikpritës i Kampionatit Botëror të Fluturimeve i organizuar në Vlorë 5-14 Maj 2017, ku rreth 147 pilotë nga 28 shtete të ndryshme të botës ishin të pranishëm për të ushtruar këtë sport aventurë. Në kuadër të promovimit të sporteve, turizmit dhe kulturës shqiptare, Credins Bank ishte ndër mbështetësit financiarë të këtij eventi, i pari në llojin e tij në Shqipëri, i cili arriti të mbledhë bashkë shumë sportistë nga e gjithë bota në qytetin e Vlorës. Ky event erdhi jo vetëm si një garë interesante por edhe si aktivitet argëtues me frymë sportive. E frymëzuar nga energjia, preçizioni, përmasa ndërkombëtare e këtij aktiviteti, Credins bank zgjodhi që të promovojë gjatë ditëve të këtij aktiviteti produktin e saj më të ri Mastercard Contactless, një kartë në Euro që karakterizohet nga shpejtësia në kryerjen e transaksioneve, dhe që mund të përdoret në Shqipëri dhe jashtë saj.

Banka Credins