Çfarë është Depozita Kalendarike?

Depozita Kalendarike është një plan kursimi i krijuar për t’ju përshtatur kërkesave tuaja për fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe parave që doni të kurseni. Me anë të depozitës Kalendarike ju zgjidhni vetë datën e maturimit të depozitës dhe përfitoni një interesa në varësi të shumës, afatit dhe monedhës së përzgjedhur.

Si funksionon?

Paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e çeljes së depozitës. Shuma minimale për çeljen e depozitës është 5.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Monedhat në të cilat ofrohet depozita janë: ALL, EUR, USD, GBP, CHF, CAD.
  • Përfitoni interesa konkuruese.
  • Përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës tuaj në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.
  • Planifikoni evente të rëndësishme, bazuar në investimin e bërë përmes depozitës kalendarike.
  • Kontrolloni investimin tuaj në çdo moment përmes e-Banking.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Siguri

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar. Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e depozitës

ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.


Karte Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej

Lexo më shumë Read More

Llogari Rrjedhese

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare

Lexo më shumë Read More

Overdraft

Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins