Credins Online ofron komoditet dhe siguri për individët, klientë të Credins Bank. Versioni i ri i Credins Online ofron një eksperiencë të re dhe intuitive për përdoruesit sëbashku me shumë karakteristika dhe funksionalitete të reja, duke e sjellë bankën në dorën tuaj.

Credins Online Ju ofron:

Hap Llogari Rrjedhëse
Hap Depozitë pa afat
Hap kartë Debiti
Apliko për kredi, overdraft dhe kartë krediti
Blloko/Zhblloko kartën tende
Transferoni para brenda dhe jashtë Shqipërisë
Paguaj tatim/taksa dhe detyrime doganore
Kontrollo dhe paguaj faturat utilitare (energji, telefon, ujë, TV, et.j)
Kontrollo në çdo kohë gjendjen e llogarisë, të kartave, etj.
Akseso aplikacionin përmes Njohjes së fytyrës, Fingerprint ose PIN

Sa i sigurt është përdorimi i këtij shërbimi?

Siguria e veprimeve të kryera është maksimale, ndaj dhe Credins Online përdor teknologji sigurie shumë të avancuar:

  • Mundësi aksesi në aplikacion përmes identifikimit biometrik, Njohje Fytyre, Shenja Gishtash, PIN për pajisjet e regjistruara, duke ofruar shërbim akoma më të shpejtë dhe të sigurt.
  • Kredenciale Unike Identifikimi – emër përdoruesi dhe fjalëkalim. TANI fjalëkalimin mund ta merrni përmes email-it.
  • Krahas elementeve të sigurisë aplikohet dhe teknologjia me SMS informues. Ju do të merrni me anë të një SMS-je në celularin tuaj, një kod autorizimi të transaksionit që doni të kryeni.

Hapat për tu pajisur me Credins Online

1 .Paraqituni në degën Credins më pranë jush së bashku me një mjet identifikimi.

2. Plotësoni Formularin pranë Shërbimit Ndaj Klientit dhe sigurohuni të pajiseni me USERNAME.

3. Kontrolloni Email-in për tu pajisur me Password. (Sigurohuni të kontrolloni edhe Junk Mail).

4. Shkarkoni Aplikacionin ne Play Store ose Google Store.

5. Vendosni të dhënat tuaja dhe Kodin TAN i cili ju vjen me SMS në momentin e aktivizimit të shërbimit.

 

Lista e dokumentacionit:

  • Mjafton një dokument identifikimi i vlefshëm nga Ju si pasaportë apo kartë identiteti.

Aksesimi Online

Nëse jeni klient i Credins online, për të hyrë klikoni si më poshtë:   E-Banking

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins