Në kuadër të organizimeve të Javës së Parasë, një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të marrë vendime financiare të mirëmenduara, sot, Credins bank mirëpriti nxënësit e gjimnazit Qemal Stafa në ambientet e Zyrave Qendrore.

Vizita e nxënësve ishte konceptuar në tre etapa; një prezantim i shkurtër për t’i shpjeguar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht apo dhe si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike, ku znj. Joarda Mema, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Segmenteve dhe Produkteve i shoqëroi për një vizitë në departamentet e bankës dhe ku paten mundësinë për një bashkëbisedim me drejtuesit e lartë të bankës znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme, z. Selman Lamaj, Drejtor i Divizionit të Zhvillimit dhe z. Ardian Angoni, Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe për ta përfunduar me një kokteil në Credins Café.Credins bank në kuadër të politikave të saj të përgjegjësisë sociale vazhdon të jetë mbështetëse e aktiviteteve që kanë në fokus brezat e rinj, të cilët përbëjnë edhe segmentin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Banka Credins