Credins bank, prezanton sa më poshtë aktivitetet e  ndërmarra në kuadër të përgjegjësisë sociale. Ky raportim kryhet në përputhje me formatin e përcaktuar për 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Programit për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara.

OBJEKTIVI #1:

Pa varfëri – Fund varfërisë në çdo formë dhe kudo, promovimi i agrokulturës dhe mbështetja ndaj fermerëve të vegjël. Eliminimi i varfërisë në të gjitha format kudo!

Gjatë vitit 2015, Credins bank në kuadër të politikave të mbështetjes për një zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të zhvillimit të biznesit ka hedhur në treg produkte mikrokredie dhe produkte për zhvillimin e mikrobiznesit, duke mundësuar financimin e bizneseve të vogla dhe fermere.

 

OBJEKTIVI #2:

 Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme!

Banka ka bashkëpunuar me organizata si Fshati SOS, Kryqi i Kuq Shqiptar, Qendra Sociale Don Bosko dhe IEVP Berat dhe ka mbështetur me 1,572,100 Lekë projekte të ndryshme që ndihmojnë në eliminimin e varfërisë për familjet në nevojë dhe për fëmijë pa përkujdesje prindërore.

 

OBJEKTIVI #3:

Shëndet i mirë dhe mirëqenie – Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe! Credins bank i kushton një vëmendje të veçantë kontributit në fushën e shëndetit dhe është një mbështetës aktiv i iniciativave që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës shëndetsore, promovimin e shëndetit dhe sensibilizimin e popullsisë për mirëqenie e shëndet më të mirë. Gjatë vitit 2015 janë mbështetur me një total prej 16,762,909 Lekë, 13 spitale dhe qendra shëndetsore në të gjithë vendin. Banka ka bashkëpunuar për organizimin e fushatave sensibilizuese si Maratona e Jetës dhe fushata për sensibilizim në mbështetje të personave me Sindromën Down. 

 

OBJEKTIVI #4:

Arsim Cilësor – Sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë!

 

Credins bank beson se ndihma për arsimin është një nga kontributet më të çmuara në dobi të komunitetit. Për këtë arsye gjatë vitit 2015 Credins bank ka dhënë një kontribut prej 1,852,770 Lekë në dobi të 6 projekteve në fushën e arsimit që mbulojnë bashkëpunim me shkolla nëntëvjeçare, universitete si dhe organizata të shoqërisë civile.

 

OBJEKTIVI #5:

Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave! Credins bank beson në rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas. Këtë parim e ka të përfshirë në politikat e saj të burimeve njerëzore, në shancet e punësimit dhe të promovimit të grave dhe vajzave. Gruaja është promovuar deri në nivelet më të larta ekzekutive të drejtimit. Shumë nga pozicionet kyç në drejtimin e biznesit, i janë besuar drejtueseve femra. Po ashtu Banka promovon parime biznesi që mundësojnë aplikimin e grave në biznes. Për më tej me politikat e saj të sponsorizimit, gjatë vitit të kaluar banka ka dhënë një kontribut prej 905,400 Lekë për aktivitete sociale dhe kulturore që promovojnë rolin e gruas.

 

OBJEKTIVI #7:

Energji e përballueshme dhe e pastër – Sigurimi i lidhjes me energji të përballueshme, të sigurtë, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë!

 

Credins bank në politikat e saj të biznesit mbështet projekte që kanë për qëllim efiçencën e energjisë. Për më tej inkurajon përmes politikave të përgjegjësisë sociale, idetë dhe projektet që përfshijnë koncepte për mbrojtjen e ambientit. Në 2015, banka ishte mbështetëse e Konkursit Kombëtar për Idetë e Gjelbra organizuar nga shoqëria civile.

 

OBJEKTIVI #8:

Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike: – Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë!

Credins bank ka bashkëpunuar gjatë 2015 me institucione të ndryshme qendrore dhe lokale në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, në projekte të ndryshme për përmirësimin e kushteve të punës që mundësojnë rritje ekonomike. Totali i këtij kontributi ka qenë 885,688 Lekë.

 

OBJEKTIVI #9:

Industri, Inovacion dhe Infrastrukturë – investim në infrastructure dhe studime shkencore – Ndërtimi i infrastrukturave rezistuese, nxitja e industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitja e inovacionit! Në përputhje me këtë objektiv, gjatë vitit 2015 Credins bank, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve të qëndrueshme në fushën e industrisë dhe inovacionit.

Për më tej, në kuadër të përgjegjësisë sociale, banka ka kontribuar me financim 6 institucione në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, ushqimit etj, me një total prej 3.456.000 Lekë duke mundësuar pajisje, sisteme e programe kompjuterike.

OBJEKTIVI #11:

Qytete dhe komunitete të qëndrueshme – Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, elastik dhe të qëndrueshëm!

 

Credins bank është një aktor i rëndësishëm në kontributin e vet për të pasur një komunitet aktiv dhe qytete me zhvillim të qëndrueshëm që ofrojnë hapësira gjithëpërfshirëse për jetën e qytetarëve. Për këtë arsye gjatë vitit 2015 janë mbështetur 21 institucione dhe organizata; përfshirë këtu 6 bashki, dy universitete, institucione qendrore të artit dhe kulturës si Teatri dhe Qendra Kulturore për Fëmijë si dhe organizata të shoqërisë civile. Ne besojmë se investimet në aktivitete kulturore për të rritur e fëmijë, organizimi i debateve të hapura, konferencave, aktivitetet kulturore ndërkombëtare, ndihmojnë në konsolidimin e një shoqërie të qëndrueshme. Totali i kësaj mbështetje financiare për të gjitha projektet sëbashku është 36,575,596 Lekë.

 

OBJEKTIVI #16:

Nxitja e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i mundësisë për drejtësi për të gjithë dhe ngritja e institucioneve të efektshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet. Banka ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur me financim dhe dy projekte për përmirësimin e infrastrukturës kompjuterike për institucione të drejtësisë, pjesë e domosdoshme për të pasur institucione të efektshme.

Banka Credins