Faqja e parë > Cilët jemi ne > Profili i Bankës Credins > Me një vështrim
   
 
 

Banka Credins ushtron aktivitetin e saj sipas Licences nr. 16, date 31.03.2003, leshuar nga Banka e Shqiperise per te ushtruar veprimtari bankare ne Republiken e Shqiperise.

Kapitali i paguar i Bankes Credins eshte 12.88 milion USD.

Aksioneret e Bankes Credins, jane perfaqesuesit e disa prej bizneseve me të suksesshme te krijuar dhe rritur gjate viteve te zhvillimit te ekonomise se tregut ne Shqiperi. Banka Credins perfaqeson te paren banke private me kapital 100% shqiptar, duke hyre keshtu ne historikun e zhvillimeve te rendesishme ekonomike financiare te ndodhura ne Shqiperi.

Banka Credins duke operuar si banke tregtare, ofron nje game te gjere produktesh e sherbimesh bankare qe nga me tradicionalet deri tek ato me te avancuarat bashkekohore.

Banka Credins, ushtron aktivitetin e saj duke respektuar me rigorozitet kuadrin ligjor te Bankes se Shqiperise si dhe ate te kuadrit te brendshem rregullator te percaktuar nga Keshilli i saj Drejtues dhe miratuar nga Asambleja e Aksionereve.

Menaxhmenti i cili drejton veprimet e dita-dites, perbehet nga njerez me eksperience te pasur bankare ne fushat si menaxhimi i pergjithshem bankar, aktiviteti kreditues, operacione thesari e menaxhim risku, menaxhim financiar, te fituara keto nga pervoja si brenda ashtu edhe jashte vendit.

Stafi i Bankes Credins, eshte i ndergjegjesuar dhe plotesisht i dedikuar per te ofruar standarte cilesore sherbimi, per te mundesuar kenaqjen maksimale te kerkesave te klientit.

I gjithe aktiviteti i Bankes Credins, eshte i suportuar nga nje baze moderne, mjaft e avancuar teknologjike, duke u paraqitur keshtu teper bashkekohor ne nje treg me kerkesa gjithnje ne rritje. Sistemi teknologjik on-line, eshte siguruar nga kompania italiane Delta Dator dhe mbeshtetet ne softin bankar SIB 2000 dhe mbi platformen e AS 400.

Aktualisht, Banka Credins ushtron aktivitetin e vet ne shume qytete te Shqiperise permes 22 degeve dhe 3 agjencive te saj. Objektivat e vitit 2008 jane per nje shtrirje edhe me te gjere ne Shqiperi me dege dhe agjenci te reja duke arritur ne 40 dege gjithsej.

Sherbimi i ri i ofruar i kryerjes se sherbimeve online (Credins Online) mundeson cdo klient te Bankes te kryeje veprime nga zyra apo shtepia e tij, ne llogarine e tij pa qene i pranishem ne Banke. Gjithshka, ky sherbim mundesohet permes nje aksesi nga interneti ose edhe nga celulari nepermjet sms.

 
   
SMS & Electronic banking click here for SMS & Electronic banking GO TO THE ENGLISH VERSION.