Faqja kryesore
  English   Karriera  
 
  Sherbime bankare        Paketa e Kreditimit te Pagave        Huadhenia Vendore        e-banking       
 
 
Institucione  
  Huadhenia Vendore  
 
 
  Untitled Document
 
 
 
 
Huadhėnia Vendore

Huadhënia Vendore është një iniciative e re në CREDINS bank, që ka për synim kreditimin e institucioneve të qeverisjes vendore për të realizuar projekte të ndryshme investimesh në të mirë të interesit publik. Objekt i këtyre financimeve mund të jenë shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, ndërtimi ose rikonstruktimi i tyre, gjelbërimi i shesheve dhe parqeve etj.

Në përputhje me Ligjin Nr. 9869, datë 04.02.2008 për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore dhe në përputhje me Udhëzimin e Ministrisë së Financave Nr. 35, datë 05.11.2008 , CREDINS bank ka dizenjuar produktet e kreditimit afatshkurtër dhe afatmesëm të njësive vendore, me kushte mjaft të favorshme për shtytjen e investimeve publike.


Kredia afatmesme për investime publike
Kredia afatmesme për investime publike është një produkt i dizenjuar për t’u ardhur në ndihmë institucioneve dhe organeve të pushtetit vendor për realizimin e veprave publike në të mirë të komunitetit të përbashkët, ripagimi i të cilave do kryhet nga të ardhurat e këtyre institucioneve ose nga fonde të paraplanifikuara për këtë qellim në buxhetin e shtetit.


Kredi Afatshkurtër për financim likuiditeti
Kredia Afatshkurtër për njësitë e qeverisjes vendore është një produkt i dizenjuar për t’u ardhur në ndihmë institucioneve dhe organeve të pushtetit vendor për të financuar mungesën e përkohshme të likuiditetit, ripagimi i të cilave do kryhet nga të gjitha të ardhurat e këtyre institucioneve ose nga fonde të paraplanifikuara për këtë qellim në buxhetin e shtetit, fonde të cilat nuk janë vendosur si garanci për marrjen e kësaj kredie.

 

 
 
Depozita Kalendarike

Zgjidhni datën e maturimit të depozitës tuaj.

Duke çelur një Depozitë “Kalendarike” përveç një interesi të lartë, ju përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës tuaj.



   
 
 
 
Anetaresime  | Festat Zyrtare  | Njoftime te Asamblese  | Karriera  | Sitemap 
design by impuls
Rr. Ismail Qemali 21 Tiranë, Shqiperi / Tel. +355 4 2234 096 Fax. +355 4 2222 916 / info@bankacredins.com