Faqja kryesore
  English   Karriera  
 
  Sherbime bankare        Paketa e Kreditimit te Pagave        Huadhenia Vendore        e-banking       
 
 
Institucione  
  Produktet  
 
 
  Untitled Document
 
 
 
 
Produktet

Kartat VISA dhe VISA Electron (Kartë Debiti dhe Kartë Krediti, sipas kërkesës) nëpërmjet së cilës punonjësit mund të tërheqin pagën e tyre në të gjithë bankomatet e CREDINS bank 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit, ose në çdo bankomat tjetër. Shuma për çdo tërheqje në bankomat është 50.000 Lekë (në vartësi të kërkesës)

-  Overdrafte personale (balance debitore në llogarinë tuaj) deri në 3 paga neto mujore.

-  Kredi konsumatore deri në 1,000,000 lek  për orendi shtëpiake, blerje autoveture, etj. Ju mund të aplikoni pa hipotekë dhe me lëvrim të menjëhershëm për këtë kredi, në një nga degët tona më të afërta.

-  Kredi për studente, për të financuar shkollimin e fëmijëve tuaj, me kushtet më të mira në treg.

-  Kredi për shtëpi. Punonjësve ju ofrohet kredi për blerje apartamentesh me interesa të favorshme dhe me afat kohor të përshpejtuar. Interesi në Lekë: duke filluar nga Bono thesari + interes i negociueshem dhe në Eur dhe në Lekë, duke filluar nga Libor + interes i negociueshem.

-  Depozita kursimi në Lek, me afat nga 1 muaj deri 2 vjet, të cilat aktualisht kanë një normë interesi deri në  7.5%.

-  Depozita kursimi në Euro, me afat nga 1 muaj deri në 2 vjet, të cilat aktualisht kanë një normë interesi deri në 4.5%.

-  Depozita kursimi ne USD, me afat nga 1 muaj deri në 2 vjet, të cilat kanë një normë interesi deri në 3%.

-  Depozita Kaltra që ju jep mundësi të investoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, me normat më të larta në treg.

-  Depozita «Plus». Për të gjithë ata punonjës që duan të rrisin vlerën e kursimeve të tyre, CREDINS bank ofron kreditimin periodik në një depozite kursimi pa afat të fondeve të kursyera nga paga e tyre, për të cilat llogariten interesa kreditore deri në masën 3.3% për monedhën LEK. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje.

*** E VECANTE ***

-  Ju mundësojmë futjen në skemën "KURSIM-SIGURIMJETE-PERFITIM SHTESE PAS DALJES NE PENSION" (në bashkëpunim me Institutin e Sigurimit të Jetës SICRED), ku më një pagese fare minimale mujore, ju do të keni të siguruar jo vetëm këtë shumë në bankë, por do të jeni gjithashtu të siguruar për cdo  problem që lidhet me jetën tuaj. Me daljen në pension ju do të mund të siguroni një pension shtesë, ose vlerën e shumëfishuar të parave të akumuluara nga ju.

 
 
 
Kursi Kembimit
Valuta Blerje Shitje
USD 106.40 112.40
EUR 139.20 144.20
GPB 163.80 168.80
CHF 110.30 115.30
CAD 103.50 109.50
Interesat
LEK deri në 7 %
USD deri në 2.5 %
EUR deri në 4 %
Raporti interesave
   
 
 
 
Anetaresime  | Festat Zyrtare  | Njoftime te Asamblese  | Karriera  | Sitemap 
design by impuls
Rr. Ismail Qemali 21 Tiranë, Shqiperi / Tel. +355 4 2234 096 Fax. +355 4 2222 916 / info@bankacredins.com