| |
Banka Credins behet anetare Principale (Principal Member) e Visa International.
| |
|
Me 26 Qershor 2007 Banka Credins pranohet si anetare Principale e Visa International!
Në bazë të licenses se marre, Banka Credins do te kryeje keto aktivitete :
- Leshimin e kartes Visa
- Pranimin e kartes Visa/Plus ne Atm e Bankes Credins
- Disbursimin e parave cash nga karta Visa neper sportele
Banka Credins planifikon qe ne fund te ketij viti te filloje leshimin e kartes Credins Card me logon Visa.
|
Transferta bankare nga Itali në Shqipëri me komisione tëpër të ulëta.
| |
|
Me 20 Dhjetor 2005 nenshkruhet marreveshja midis Bankes Credins dhe Grupit Bankar MPS, e cila mundeson transferta nga Italia ne Shqiperi me kosto minimale.Deri ne 250 Euro falas ne dite!
Në bazë të marrveshjes që Banka Credins qe eshte nënshkruar me Grupin Bankar Monte dei Paschi di Siena (MPS), një nga grupet bankare me prestigjoze ne Itali dhe me te vjetra në botë, çdo shqiptar që jeton e punon në Itali mund t’iu dërgojë të afërmëve në Shqipëri para permes Bankës Monte dei Paschi di Siena deri ne 250 euro/dite falas.
Kështu, GB (grupi bankar) Monte dei Paschi di Siena i perbere nga Banca Monte dei Paschi di Siena, Banca Toscana dhe Banca Agricola Mantovana, do të ofrojë sherbimin e transfertave bankare ne filialet e saj ne te gjithe Italine, ndersa perfituesit e parave ne Shqiperi mund t’i terheqin ato ne 17 deget e agjencite e Bankes Credins.
|
Tashme ne kuadrin e iniciatives se ndermarre nga qeveria shqiptare per reduktimin e cashit ne ekonomine shqiptare, nje numer i konsiderueshem Insitucionesh shteterore kane zgjedhur Banken Credins, per te kryer permes saj veprimet me te Ardhurat dhe Shpenzimet te Buxhetit te tyre si dhe Pagesat ndaj te tretëve.
Nje pjese e ketyre institucioneve jane:
- Kuvendi Popullor
- Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
- Radio Televizioni Publik Shqiptar
- Avokati i Popullit
- Bashkia Tirane
- Prefektura Tirane
- INSTAT
- Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
- ATSH
- Albtelekom Sh.a.
- Agjencia e Mbikqyerjes së Sigurimeve
si dhe Institucione të tjera të rëndësishme. (Tetor 2004)
Ne mbeshtetje te Kontrates nenshkruar me Albtelekom, si dhe Kontrates nenshkruar me Komisionin e Mbikqyrjes se Sigurimeve, gjithe punonjesve te ketyre institucioneve u kreditohet paga mujore ne llogarite e tyre personale me Banken Credins.
Banka Credins ka nenshkruar me 12.12.2003 nje marreveshje bashkepunimi meUnited Nations Office for Project Services ( UNOPS) per menaxhimin e nje fondi garancie prej 1.100.000 USD, mbi bazen e se ciles Banka do te kreditoje biznese mikro, te vogla dhe te mesme, te lokalizuara ne rajonet e prefekturave Durres, Vlore dhe Shkoder.
Duke filluar nga dhjetori 2003, Banka Credins leshon karten American Express si ne USD ashtu dhe ne EUR, sipas kontrates se nenshkruar me American Express Services Europe Limited, Angli.
Banka Credins eshte bere anetare aktive e Organizates Nderkombetare Nderbankare per Transferimet Financiare (SWIFT) duke filluar nga 7 Shtatori 2003.
Banka Credins operon si Banke e siguruar nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave nen Cerifikaten “Per Sigurimin e Depozitave” Nr.15, Date 31.03.2003, leshuar ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 8873, Date 29.03.2002.
Banka Credins eshte anetare e Shoqates se Bankiereve te Shqiperise, qe nga
> muaji Korrik 2003.
|
|