Banka Credins është krenare që ju ofron klientëve të saj, prej dhjetorit të vitit 2003 Kartën e kreditit më prestigjoze në botë, Kartën American Express.
Tani edhe ju mund të pajiseni me një Kartë American Express, falë proçedurave të thjeshtuara me të cilat Banka Credins u shërben klientëve të saj.
Me Kartën American Express, ju mund të kryeni çdo shpenzim tuajin në çdo vend të botës pa patur nevojë që të keni para cash me vete.
Për çdo blerje që ju kryeni me Kartën American Express, ju nuk paguani asnjë komision!
Kur ju aplikoni për një Kartë American Express, dhe dëshironi të pajisni një të afërmin tuaj po me Kartën American Express, atëhere ne jua ofrojmë këtë mundësi nëpërmjet Kartës Suplementare, e cila është e njëjtë me kartën tuaj.Nuk do keni nevojë të paguani kuotën e anëtarsimit për të. Ndërsa mbulesa e garancisë dhe kuota vjetore do të jenë vetëm ½ e vlerës së tyre.
Nëse dëshironi të keni Kartën American Express si në Euro ashtu edhe në Dollar, atëhere ne jua realizojmë këtë dëshirë nëpërmjet Kartës Shoqëruese, e cila është një kartë shtesë dhe ju mundëson të kryeni tërë veprimet nga e njëjta llogari e juaja e Kartës American Express në valutën tjetër.
Për tu pajisur me një Kartë American Express, duhet të hapet një llogari në Bankën Credins nga ana juaj dhe të kryhet pagesa e kuotës vjetore të anëtarësisë, të cilat janë të përcaktuara në varësi të kartës që do zgjidhni. Rregjistrimi kushton 80 €/$ dhe paguhet vetëm një herë.
Llojet e kartave që ofrohen dhe tarifat perkatese janë këto si më poshtë:
Lloji i
kartes |
Limiti i përdorimit
|
Limiti i garancisë
|
Rregjistrimi |
Kuote vjetore
|
|
Karta Personale
|
5.000 |
6.000 |
80 |
100 |
|
Karta Gold
|
10.000 |
12.000 |
80 |
300 |
|
Karta e Kompan.
|
10.000 |
12.000 |
80 |
100 |
|
Karta Platin
|
35.000 |
42.000 |
80 |
550 |
|
Karta Centurion
|
75.000 |
90.000 |
80 |
1000 |
|