Credins Bank We Speak Your Language!

Credins bank aksioner në bursën e parë private “ALSE” Albanian Stock Exchange

ALSE është bursa e parë me kapital privat në Shqipëri e liçensuar sot nga AMF. Credins Bank është një nga themeluesit kryesorë me 42.5% të kapitalit të saj. ALSE vjen në tregun Shqiptar si një domosdoshmëri për t’ju përgjigjur dinamikës së zhvillimeve të tregut duke krijuar akses për të përdorur të gjithë potencialin e tregut të brendshëm dhe rajonal.

Tashmë bizneset, korporatat, individët dhe të gjithë aktorët financiarë të vendit do të kenë një mundësi më shumë për të investuar. Credins është banka e parë me kapital Shqiptar, e konsoliduar tashmë si banka e tretë më e rëndësishme në vend. Bankë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve Shqiptare dhe padyshim, aktor kryesor në këtë zhvillim të ri, duke i qëndruar besnike filozofisë së ofrimit për klientët Shqiptar të gjitha mundësitë e financimit që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtarë financiare, mbështetur nga teknologjia e avancuar dhe ekspertiza njerëzore.

Aktiviteti i bursës në Shqipëri do të krijojë hapësira që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financime afatgjata për projekte të mëdha. Falë bursës, kompanitë e shëndetshme financiarisht, do të kenë mundësi të rriten, duke hedhur në treg aksionet e tyre, duke zgjeruar bazën për të aksesuar financim por dhe duke racionalizuar kostot. Avantazhe të rëndësishme do të ketë për të gjithë ata individë apo kompani që duan të diversifikojnë portofolin e tyre. Bursa krijon avantazh konkurues edhe për investitorët e huaj, falë transparencës në një treg të mirërregulluar

 

Top