Credins Bank mbështet TI Institute dhe Muzeun Historik në eventin “Muzeu i Stilit Etno Vibe”, ku promovohet Moda Bashkëkohore nga Tradita, në ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, 29 Shtator. Një event i vecantë i cili të fton për të udhëtuar në të kaluarën në dimensionet e të ardhmes. Moda dhe stili janë gjuhë universale, ashtu sikurse etnografia shqiptare me disiplinat e saj, ku në qëndër si një mbretëreshë qëndron kostumografia. “Muzeu i Stilit Etno Vibe”, për herë të parë në Tiranë, për të promovuar me aktivitete konkrete, integrimin e etnografisë shqiptare dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj dhe të dimensionet moderne.

Banka Credins