Ky festival promovoi vlerat dhe traditat e bukura shqiptare përmes një numri të madh aktivitetesh si konferencave akademike, festimeve tradicionale, vizitave të organizuara, koncerteve me grupet më të njohura të rajonit dhe shumë aktivitete të tjera paralele, nën kujdesinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Të pranishëm në këtë festival ishin edhe z.Erion Veliaj Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, znj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, përfaqësues diplomatik të institucioneve të huaja dhe gjithashtu pjesë ishin edhe qindra qytetare nga vendi dhe trevat përreth si Kosova Maqedonia.

Përgjegjësia sociale mbetet një nga prioritetet e Credins Bank duke qëndruar aktive në vazhdimësi dhe duke ofruar shembullin e ndërgjegjësimit të biznesit në shërbim të komunitetit.

Banka Credins