Federata Kombëtare e Basketbollit ka prezantuar ekipet eliminatore për Kampionatin Europian. Credins Bank, për të distain vit rradhazi mbështet këtë inisiativë të rëndësishme e cila promovon sportin dhe nxit zhvillimin e tij në vend.

Kleti Kaprata, përgjegjës i sektorit të menaxhimit të brand-it dhe marketingut, pranë Credins Bank theksoi për Televizionin SCAN, mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë kjo bankë dhe vazhdon të japë për eventet sportive.

“Është një kënaqësi të jemi sot këtu si mbështetës i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe jo vetëm, por duke promovuar vlerat e sportit dhe duke ndikuar në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Credins Bank beson në vlerat e sportit, e konsideron si një kontribut të çmuar ndaj komunitetit në të cilën operon. Credins është një institucion, i cili gjithmonë ka mbështetur sportin, promovon vlerat e komunitetit për një jetë të shëndetshme”

Presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari theksoi për televizionin SCAN se, prurjet e reja kanë bërë ekipin kombëtar ndër më të mirët që ka pasur vendi dhe se objektivi kryesor është fitorja.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme, është një garë e rëndësishme, në të cilën Shqipëria prezantohet dhe ka dy ekipe përballë dy ekipeve të njohura Holanda dhe Austria. Ndeshja e parë është në Shqipëri me Austrinë më datën 2 Gusht. Do thoja që këtë vit ka më shumë prurje të reja, përveç Bushatit, që tashmë është i njohur për ekipin kombëtar dhe për basketbollin shqiptar. Ekipi kombëtar është nga më të mirët e viteve dhe lojtarët e sotëm natyrisht janë më të mirët e të gjithë kohërave. Ne pretendojmë që Shqipërisë t’i japim fitore dhe të zëmë një nga vendet e duhur, në mos të parin të dytin, sepse ky është edhe pretendimi jonë për këtë sezon”.

Në kampionatin eliminator të Europianit do të marrin pjesë 7 grupe. Dy për të rritur dhe 5 të grupmoshave 14, 16 dhe 18 vjeç. Ndeshjet në datat 2 dhe 18 gusht, do të luhen pranë pallatit të ri të sportit, i miratuar tashmë nga FIFA për standardet.

Banka Credins