Credins Bank, në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale, zhvillimit të vazhdueshëm dhe detyrimit ndaj komunitetit, promovon sipërmarrjen e të rinjve, duke mbështetur financiarisht, Tirana Business University në konkursin kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes” (Edicioni 8) dhe “Juristët e së Nesërmes” (Edicioni 4). Kjo iniciativë, vazhdon si traditë e nisur nga TBU në nxitje të sipërmarrjes, ideve të reja, frymës së konkursit dhe spikatjen e ideve të biznesit të cilat kontribuojnë në zhvillim të vendit. Konkursi nisi disa muaj më parë dhe u finalizua në datën 06/07/2018 me ndarjen e çmimeve për fituesit në nje event mjaft interesant në Hotel Plaza. Credins bank konsideron të rëndësishme që Idetë fituese të marrin jetë, të zhvillohen dhe të rriten sëbashku me Bankën duke ofruar më shumë liri Financiare dhe ndërgjëgjësim për të rinjtë! Ndërkohë, në punën e përditshme, Credins, krijon produkte dhe ofron shërbime bankare të cilat orientojnë të rinjtë drejt plotësimit të ëndrrave dhe nevojave të tyre.

Banka Credins