Kultura vazhdon të mbetet në fokus të politikave të përgjegjësisë sociale ku banka luan një rol kyç në organizimin e promovimit të librit të Prof. Dr. Paskal Milo me titull “Udhëkryqe Shqiptaro – Gjermane” dhe vëllimin me poezi të shkrimtarit Dritëro Agolli në kuadër të 85 vjetorit të lindjes së tij. Gjithashtu, këtë vit me rastin e festave të 28-29 Nëntorit , banka bëri të mundur çeljen e ekspozitës me temë “100 vjet Flamur” pranë Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë në qytetin e Korçës, ku u promovuan vlerat kombëtare.

Banka Credins