Credins Bank We Speak Your Language!

Credins, tashmë banka e dytë më e madhe në huadhënie

Shtrëngimi gradual i rregullimit bankar po i detyron disa banka të heqin dorë nga një pjesë e aktiveve në filialet periferike, me qëllim konsolidimin e aktivitetit në Zonën Euro. Tërheqja graduale e grupeve bankare europiane po rrit peshën e aktorëve lokalë në sistemin bankar. Banka më e madhe me kapital shqiptar, Credins, po vijon rritjen edhe gjatë këtij viti.

Në fund të qershorit, portofoli i kredisë së Credins Bank arriti në afro 97 miliardë lekë. Tashmë, Credins është banka e dytë më e madhe në huadhënie, me 17.2% të portofolit total të kredisë për ekonominë.

Top