Pjesë e Politikave të Përgjegjësisë Sociale në Credins Bank është përkujdesja për fëmijët dhe edukimi financiar që në moshë të vogël. Në datën 13 Nëntor, Znj. Monika Milo, Zv Drejtore e Përgjithshme e Credins Bank, pati kënaqësinë të mirëpriste në zyrat qëndrore të Credins Bank, fëmijët e klasës së dytë nga “World Academy of Tirana”. Përmes një bashkëbisedimi tepër të këndshëm, zbuluam më shumë rreth njohurive të para mbi bankën, kursimin, kredinë dhe sistemin bankar për fëmijët. Aksesi në arsim dhe edukimi ndihmon në krijimin e një të ardhmeje të ndritur për të gjithë të rinjtë në mbarë botën. Studimet e tregut konfimojnë se përfshirja e fëmijëve në moshë sa më të re drejt kulturës së kursimit dhe ndërgjegjësimit financiar sjell rezultate pozitive në sjelljen e tyre financiare si të rritur.

Banka Credins