Credins Bank

Credins shpërblen punonjësit, shpërndahet fondi “Jeta me kursim”

“Credins Bank” zhvilloi të premten ceremoninë e shpërndarjes së përfitimeve nga fondi “Jeta në kursim”.

Drejtori i përgjithshëm, Maltin Korkuti, tha se burimet njerëzore janë ndër vlerat më të çmuara të ngritura gjatë viteve në Credins Bank dhe motivimi i stafit do të ngelet një prioritet.

Fondi “Jeta në kursim” është krijuar në kompaninë e sigurimit “SiCred” me kontributin e “Credins Bank”, në formë benefiti për punonjësit e bankës.

Punonjësit që punojnë prej të paktën shtatë vjetësh në “Credins” morën të premten përfitimet e tyre nga ky fond.

Top