Për të dytin vit rradhazi, në kuadër të Përgjegjësisë Sociale dhe përkujdesjes ndaj komunitet, Credins Bank ju gjend pranë familjeve në nevojë. Këte vit, iniciativa e bankës u fokusua në ardhjen në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet gjatë muajit Dhjetor në qytetin e Fierit. Stafi i bankës shpërndau shporta me ushqime, për të lehtësuar sado pak gjendjen e këtyre familjeve. Credins Bank, në përputhje me 17 Objektivat për Zhvillimin e Qëndrueshëm të vendosura nga Kombet e Bashkuar, ndërmerr iniciativa të ndryshme duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit ku operon.

Banka Credins