Credins Bank We Speak Your Language!

Një monedhë ari në seri të limituar…

Historia e monedhave fillon në lashtësi deri në ditët tona dhe i refereohet zhvillimeve ekonomike historike, teknologjisë së stampimit, imazhit dhe koleksionimit. Monedha Lydion Loin, u stampua në 610-560 BC. Monedha përbehej nga electrum një përzierje e argjendit me floririn. U deshën shumë kohë deri sa monedha të futej në përdorim për shkëmbimet tregtare. India e vjetër, në shekullin e gjashtë para Krishtit ishte një nga prodhuesit e parë të monedhave në botë. Që nga ajo epokë, monedhat janë bëre personifikimi më universal i parasë.
Monedhat janë përdorur dhe për të përjetësuar ngjarje të rëndësishme historike, figura perandorësh, mbretërish, heronjsh, kafshë, simbole mitologjike.

Kjo narritivë shërbeu si shtyrje për Credins bank që të stamponte në vitin e saj të 15 të aktivitetit një monedhë të dedikuar me seri të limituar
Fakte për monedhën e Credins:

• Monedha ka të stampuar nga njëra anë selinë qëndrore të bankës dhe nga ana tjetër numrin 15 që i korrespondon 15 vjetorit të bankës të shoqëruar me emrin dhe sloganin e bankës “Ne flasim gjuhën tuaj”.
• Në këtë seri të limituar janë stampuar 15 monedha ari 1OZ: një për sëcilin vit aktiviteti të bankës.
• Çdo monedhë ka një numër unik serial të kompozuar nga viti i fillimit të aktivitetit të bankës, viti aktual dhe numri i monedhës nga 01, 02, 03 deri në 15 që janë dy numrat e fundit unik për çdo vit aktiviteti.
• 9999 GOLD.
• Pesha 31 gr.

Top