31 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Kursimeve. Ajo u krijua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankave të Kursimeve (Shoqata Botërore e Bankave të Kursimeve) në Milano, Itali. Profesori Italian, Filippo Ravizza, deklaroi: Sot është “Dita Boterore e Kursimeve” në ditën e fundit të Kongresit. Në rezolutat e Kongresit u vendos që “Dita Boterore e Kursimeve” të jetë një ditë e përkushtuar për promovimin e kursimeve në mbarë botën. Në përpjekjet e tyre për të nxitur kursimet, bankat e kursim-kreditit kanë punuar gjithashtu me mbështetjen e shkollave, klerit, si dhe të shoqatave kulturore, sportive, profesionale dhe të grave. Përfaqësuesit e 29 vendeve dëshironin të sillnin në vëmendje të publikut në mbarë botën rëndësinë e kursimit për ekonominë dhe individin. Dita Botërore e Kursimeve zakonisht mbahet më 31 tetor, përveç vendeve ku kjo ditë është një festë publike, pasi ideja është që bankat të jenë të hapura, në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të transferojnë kursimet në llogarinë e tyre. Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimit vazhdoi të festohej dhe arriti kulmin e popullaritetit të saj në vitet 1955-1970. Kjo praktikisht u bë një traditë e vërtetë në disa vende. Në Austri, për shembull, nisja zyrtare e kursimit, e ashtuquajtura “Sparefroh” (fjalë për fjalë: “Kursimtar i lumtur”,) arriti një shkallë aq të lartë ndërgjegjësimi sa Presidenti i Republikës emëroi një rrugë me këtë emër. Në vitet ’70, ‘Sparefroh-Journal’, një revistë edukative për të rinjtë, arriti një qarkullim prej 400,000 kopjesh. Në ditët e sotme fokusi i bankave që organizojnë Ditën Botërore të Kursimeve është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndesinë e kursimeve. Credins Bank në Shqipëri këtë vit vendosi të ndërtojë disa materiale edukuese për kursimin që u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe prindërve duke i orientuar drejt iniciativave të thjeshta e të përditshme që i ndihmojnë ata të kursejnë. Prindërit luajnë një rol kyç në edukimin e fëmijëve me nocionin e kursimit dhe studimet e tregut dëshmojnë se qëndrimi i fëmijëve ndaj parasë përcaktohet në moshë shumë të hershme. Format e kursimit janë të shumta dhe çdokush që dëshiron të kursejë gjen mënyrën e tij duke filluar nga kutia e vogël tradicionale e kursimit që çdo fëmijë merr dhuratë në llogarinë bankare që në Credins Bank e quajnë Kaltra.

Banka Credins