Credins Bank

Vlorë – Palasë

Vlorë – Palasë

Kullotë me sipërfaqe të regjistruar 76,000 m². Prona lokalizohet pasi kalon qafën e Llogarasë dhe fillon zbritja e pesë kthesave në shpat të malit (kthesat në zhargonin e fshatit quhen 5 voltat, të cilat fillojnë nga kthesa e parë poshtë dhe përfundojnë me voltën e 5-të në vendin e quajtur Lapidari).

Në anën veriore të pronës fillon zona e parkut Kombëtar të Llogarasë, përgjatë të cilës kalon rruga nacionale që lidh Vlorën e Himarën, ndërsa më në lindje vazhdon mali i Çikës. Në anën lindore të pronës ndodhen qafa e Llogarasë dhe zona të thepisura malore të malit të Çikës.

Në anën jugore të pronës vazhdon rruga nacionale Vlorë-Himarë dhe zona kodrinore e fshatit Palasë. Në largësi rreth 2.3 km ndodhet zona e quajtur Përroi i Thatë dhe plazhi i Palasës. Në anën perëndimore të pronës ndodhet një zonë ushtarake dhe më tej kullota të lira deri në largësinë rreth 3 km ku ndodhet maja e Gjipalit e më tej maja e Shën Iliut.

Prona ndodhet në një zonë kodrinore, kryesisht me kullota të një terreni të thyer kodrinor, përgjatë së cilës kalon rruga nacionale Vlorë-Himarë.


Për më shumë informacion na kontaktoni

Tel: +355 697 08 7480

Çmimi:
-
Kategoritë:
Toka

Artikuj të ngjashëm

Top