Credins Bank We Speak Your Language!

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

drejtori

Të nderuar Klientë dhe Aksionerë të Credins bank,

Credins bank e mbylli vitin 2017 me tregues financiarë në rritje dhe vazhdoi të punojë me vision dhe në përputhje me objektivat strategjikë për fuqizimin e stafit, të klientëve dhe të aksionerëve duke konsoliduar pozicionin e saj në treg. Banka punoi me intensitet për të forcuar strukturën e zhvillimit të biznesit dhe rrjetin e degëve, të shoqëruar me vendimarrje për ngritjen e infrastruktures teknologjike dhe dixhitale, që i paraprin kërkesave në rritje për fuqizimin e rolit të bankës në sektorin retail. Gjatë 2017 u investua në mënyrë të kujdesshme e në respekt të parametrave të riskut si në sektorin e korporatave dhe në atë mikro, agro e individë në përputhje me nevojat e klientëve aktuale dhe atyre potencialë. Përfundimi i disa projekteve në fushën teknologjike dhe krijimi i strukturave që i shërbejnë optimizimit të zgjidhjeve teknologjike që do të implementohen në 2018 hap një perspektive të shkëlqyer për ndërveprim në rritje me klientet përmes kanaleve alternative. Brandi Credins përfaqëson një emër të fuqishëm dhe të besueshëm, I krijuar për tu bërë zgjedhja numër një për shqiptarët.

Konteksti ekonomik global dhe vendas gjatë vitit 2017 ishte kompleks dhe me sfida të shumta, përfshirë kërkesat rregullatore në rritje, luhatjet në tregun e këmbimeve valutore, por përtej këtyre vështirësive Credins bank konfirmoi pozicionimin e saj si banka e dytë në vend për kredidhënie, dhe banka e tretë më e madhe në vend në depozita dhe aktive. Viti 2017 përkoi me fundin e planit trevjeçar të zhvillimit të Bankës dhe përgatitjen e startegjisë për tre vitet e ardhshme. Credins ka siguruar një rritje të qëndrueshme në të ardhura, shtrirje kapilare në të gjithë vendin, por dhe ka amplifikuar prezencën e saj pranë qytetarëve, klientë e jo klientë përmes marrëveshjeve të rëndësishme me institucionet qenddrore dhe lokale, për lehtësimin e aksesit në shërbimet financiare për të gjitha kategoritë e popullsisë nga student në pensionistë.
Gjatë 2017 u hap një degë e re në Lezhë dhe u investua në shkallë të gjerë në rivitalizimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastruktures së degëve ekzistuese duke krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve. Investimi i bërë në kapitalin njerëzor, përmes programit të trajnimit të stafit për efektivitetin e shitjeve (SFE), nuk është një ndërhyrje rastësore, por përbën kulturën e re të punës, stilin e menaxhimit, dhe marrëdhënien gjithnjë e më proaktiv të punonjëve ndaj klientit.
Cilësia kredive dhe qendrueshmeria e depozitave ishte fokusi ynë kryesor, dhe kjo është reflektuar në ritmin e rritjes së tyre në 2017. Sot, Credins ofron një gamë të plotë produktesh që iu përgjigjen kerkesave ne rritje te individit, institucioneve apo biznesit. Pervec produkteve te tjera, gjate 2017 risi ishte hedhja në treg e Mastercard për biznesin në EUR dhe USD si kartë debiti dhe krediti, si dhe Mastercard Gold për klientët Elitë në Credins. Credins bank si një nga bankat përmes së cilës mundësohen pagesat përmes portalit e-Albania, vazhdoi të jetë pjesë dinamike e përmirësimeve të platformave të pagesave.
Credins, renditet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në fushën e përgjegjësisë sociale duke kontribuar përmes donacioneve dhe sponsorizimeve në shumë aspekte sociale, infrastrukturore, institucionale, kulturore dhe në ambient. Prej dy vitesh, Credins bank i është bashkëlidhur iniciativës së Shoqatës Shqiptare të Bankave për të prezantuar së bashku me raportin e përgjegjësisë sociale dhe kontributin që jep në përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara

Në 2017, Credins bank, vazhdoi të forcojë strukturat e saj të auditimit të brendshëm dhe përpuethshmërisë për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave rregullatore në rritjë për këto fusha në sistemin bankar. Burimet Njerezore dhe fuqizimi i njerezve, ka qenë gjithashtu një nga prioritetet e vitit.Gjate 2017, banka përmirësoi ndjeshem politikat e brëndshme për rekrutimin dhe vlerësimin e stafit, përcaktimin e indikatorëvë për performacen dhe të gjitha këto u shoqëruan me një plan intensiv trajnimesh si dhe me një paketë financiare inicentivash.

Vitin 2018, Credins bank do t’ja kushtojë teknologjisë, një akselerator i fuqishëm i jetes ekonomike të individit dhe biznesit. Përmirësimi I proceseve për lehtesimin e aksesit të klientit në produktet dhe platformat teknologjike do të shoqërohet me zgjerimin e gamës së produkteve tradicionale dhe aksesimit të tyre përmes kanaleve të reja teknologjike si dhe me shfrytëzimin e teknologjise si një mënyrë për të menaxhuar me eficencë kostot . Banka ka diversifikuar me tej operacionet e veta duke marr liçensën e Brokerit nga AMF dhe synojmë që ky aktivitet i ri të fillojë të japë rezultatet e para në gjysmën e dytë të 2018.

Ne mbetemi të ndergjegjshëm për rolin kyc që mbajmë në zhvillimin e shoqerisë dhe përmes objektivave që kemi përcaktuar në planin e ri strategjik trevjecar synojmë qe përvec rritjes së qëndrueshme të vetë bankës , të japim kontributin tonë në krijimin dhe mirëmenaxhimin e mirëqenies dhe rritjes së qëndrueshme të klienteve tanë, të stafit dhe mbi të gjithë të aksionarëve tanë që na mbështesin me besim në këtë rrugëtim të suksesshem.

Sinqerisht,

Maltin Korkuti,
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv
Maj 2018

Top