Credins Bank

Depozita Kalendarike

Çfarë është depozita kalendarike?

Depozita Kalendarike është një plan kursimi i krijuar për t’ju përshtatur kërkesave tuaja për fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe parave që doni të kurseni. Me këtë depozitë ju përfitoni një interes të lartë sipas shumës, afatit dhe monedhës së përzgjedhur. Zgjidh datën e maturimit të depozitës tënde!

Cila është e veçanta e depozitës kalendarike?

Përveç interesit konkurrues që përfitoni, ju përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës Tuaj në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.

Si mund të hap një depozitë kalendarike?

Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e çeljes së depozitës. Shuma minimale për çeljen e depozitës është 5.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.

Përse më nevojitet një depozitë “Kalendarike”?

  • Sepse e vendosni Ju datën fikse se kur doni ti tërhiqni paratë!
  • Sepse ju ndihmon të planifikoni evente të rëndësishme si dita e dasmës, ditëlindja Juaj etj!
  • Sepse është gjithnjë mirë të përfitoni interesa për paratë Tuaja!
  • Sepse të fillosh të kursesh është gjithmonë një Ide e mirë!

Tags: , ,

 
 
Shkarkoni Interesat e Depozitave
 
Broshura informative e ASD


Ju lutemi vëmendjen tuaj:

*Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

Top