Credins Bank

Depozita Kaltra

CB_Dep_Kaltra_1260x430px

Çfarë është depozita kaltra?

Një prind i mirë kujdeset për të ardhmen e fëmijës së tij!
Depozita Kaltra është një investim afatgjatë, i cili nis kur fëmija është ende nën moshën madhore. Kush më mirë sesa Ju apo i afërmi Juaj mund të zgjedhë për fëmijën Tuaj dhuratën më të vlefshme për të? Kursimet tuaja për fëmijën janë baza e të ardhmes së tij. Duke kursyer rregullisht, ju do të mund t’i siguroni edukim në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.

Si duhet të veproj për të çelur një Depozitë Kaltra?

Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë! Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet të vlefshëm identifikimi tuajin si dhe të fëmijës. Më tej punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e çeljes së Depozitës.

A përfiton fëmija im interesa gjatë kalimit të viteve?

PO. Çdo ditë që kalon fëmija juaj përfiton interesa. Ato llogariten me bazë ditore dhe kreditohen në depozitë në fund të çdo viti. Në Depozitën Kaltra, mund të derdhni para në çdo kohë. Këto para do ti bashkohen shumës fillestare duke e rritur kështu gjithnjë e më shumë fitimin e marrë nga interesat. Në ditën që fëmija juaj mbush 18 vjeç, depozita do të transferohet në një llogari rrjedhëse në emër të fëmijës ose ai mund të zgjedhë ta rinovojë atë në një depozitë me afat.

Karakteristika të përgjithshme të Depozitës Kaltra:

  • Çelet për fëmijët nga 0-15 vjeç.
  • Çelet në emër të fëmijës.
  • Shuma minimale për të çelur një depozitë Kaltra është 5.000 ALL ose ekuivalenti në valutë.
  • Çelet në Lekë (ALL), Euro (EUR) dhe Dollarë (USD).
  • Mund të bëhen derdhje nga kushdo që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës dhe në çdo kohë, pasi të jetë çelur depozita.
  • Nuk lejohen tërheqjet derisa fëmija të jetë madhor, pra të ketë mbushur 18 vjeç.

Përse më nevojitet Depozita Kaltra?

  • Sepse ju ndihmon të investoni për të ardhmen e fëmijës Tuaj, në çdo kohë, pa asnjë kufizim!
  • Sepse ju ndihmon të përmbushni prioritetet e fëmijës Tuaj në moshë madhore!
  • Sepse përveç jush, kushdo tjetër që dëshiron ti bëjë një dhuratë fëmijës, mund të depozitojë para.
  • Sepse sa më shumë para të depozitoni, aq më shumë interesa do të përfitojë fëmija juaj!
  • Sepse të fillosh të kursesh është gjithmonë një Ide e mirë!

Tags: , ,

 
 
Shkarkoni Interesat e Depozitave
 
Broshura informative e ASD


Ju lutemi vëmendjen tuaj:

*Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

Top