Credins Bank

Depozita Maxi Kalendarike

slider1-image-01

Çfarë është depozita MAXI Kalendarike?

Depozita MAXI Kalendarike është një plan kursimi i cili i përshtatet kërkesave tuaja për fleksibilitet në menaxhimin e kohës për kursimet tuaja. Kjo depozitë ju ofron mundësinë e zgjedhjes së afatit të maturimit nga 25 mujore deri në 35 mujore duke përfituar interesa konkurruese. Zgjidhni ju datën e maturimit të depozitës tuaj!

Cila është e veçanta e depozitës MAXI Kalendarike?

Përveç interesit konkurrues që përfitoni, ju përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës Tuaj në një interval kohor 25 mujore deri në 35 mujore.

Si mund të hap një depozitë MAXI Kalendarike?

Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e çeljes së depozitës. Shuma minimale për çeljen e depozitës është 5.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.

Përse më nevojitet një depozitë “MAXI Kalendarike”?

  • Sepse e vendosni Ju datën fikse se kur doni ti tërhiqni kursimet tuaja!
  • Sepse ju ndihmon të planifikoni evente të rëndësishme!
  • Sepse ju përfitoni interesa konkurruese për kursimet Tuaja!

Tags: , ,

 
 
Shkarkoni Interesat e Depozitave
 
Broshura informative e ASD


Ju lutemi vëmendjen tuaj:

*Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

Top