Credins Bank

Depozita pa Afat

slider1-image-01

Çfarë është Depozita pa Afat?

Depozita Pa Afat është një llogari kursimi, e cila ju ndihmon gjithnjë për të organizuar plane e projekte të ndryshme investimi. Ju mund të depozitoni në çdo kohë kursimet tuaja duke përfituar interes por edhe mund të tërhiqni në çdo kohë.

A përfitoj interesa me anë të Depozitës pa Afat?

PO. Në fund të çdo 3 mujori në Depozitën Tuaj do të kreditohen Interesat e përfituara, të cilat përllogariten me bazë ditore.

Kush mund të hapë një depozitë pa afat?

Të gjithë! Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e çeljes së depozitës. Madje kjo depozitë mund të jetë edhe disa emërore. Depozita pa afat mund të hapet në tre monedhat kryesore: Lekë (ALL), Euro (EUR) dhe Dollarë (USD), në varësi të të ardhurave apo kërkesës Suaj. Shuma minimale për çeljen e depozitës është 500 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.

Përse më nevojitet Depozita pa Afat?

Depozita pa Afat, është zgjedhja e duhur për të gjithë ju që:

  • Kërkoni të kurseni por jo të “bllokoni” me afat paratë tuaja!
  • Doni të filloni të kurseni por nuk jeni ende gati!
  • Keni të ardhura dhe shpenzime të pa planifikuara!
  • Prisni pagesa nga qira mujore apo të ardhura të tjera jo me bazë page!
  • Sepse të fillosh të kursesh është gjithmonë një ide e mirë!

Tags: , ,

Shkarkoni Interesat e Depozitave

Ju lutemi vëmendjen tuaj:

*Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion klikoni: www.asd.gov.al.

 


Broshura informative e ASD

SHKARKO

Top