Credins Bank

Produkte për punonjësit tuaj


 

Kartat VISA dhe VISA Electron (Kartë Debiti dhe Kartë Krediti, sipas kërkesës). Karta e debitit Visa Electron mundëson tërheqjen e pagës në të gjithë bankomatet e CREDINS bank 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit, ose në çdo bankomat tjetër. Shuma për çdo tërheqje në bankomat është 50.000 Lekë (në vartësi të kërkesës)

Overdrafte personale (balance debitore në llogarinë tuaj) deri në 3 paga neto mujore.

Kredi konsumatore deri në 1,000,000 lek  për orendi shtëpiake, blerje autoveture, etj. Ju mund të aplikoni pa hipotekë dhe me lëvrim të menjëhershëm për këtë kredi, në një nga degët tona më të afërta.

Kredi për shtëpi. Punonjësve ju ofrohet kredi për blerje apartamentesh me interesa të favorshme dhe me afat kohor të përshpejtuar. Interesi në Lekë: duke filluar nga Bono thesari + interes i negociueshem dhe në Eur dhe në Lekë, duke filluar nga Libor + interes i negociueshem.

Depozita kursimi në Lek, me afat nga 1 muaj deri në 60 muaj me norma konkurruese.

Depozita kursimi në Euro, me afat nga 1 muaj deri në 60 muaj me norma konkurruese.

Depozita kursimi ne USD, me afat nga 1 muaj deri në 60 muaj, me norma konkurruese.

Depozita Kaltra që ju jep mundësi të investoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, me normat më të larta në treg.

Depozita “Plus”. Për të gjithë ata punonjës që duan të rrisin vlerën e kursimeve të tyre, CREDINS bank ofron kreditimin periodik në një depozite kursimi pa afat të fondeve të kursyera nga paga e tyre. Për këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje.

Top