Credins Bank

Shërbime Bankare


Një ndër linjat më të suksesshme të biznesit në CREDINS bank është marrëdhënia me institucionet shtetërore, marrëdhënie e cila ka ardhur duke u forcuar nga viti në vit. Menaxhimi i kujdesshëm i fondeve të buxhetit, oferta mjaft interesante e paketës për pagat e stafit, dhe lehtësirat në monitorimin e veprimeve financiare të këtyre institucioneve janë tashme shërbime të traditës në CREDINS bank.

Raportet e biznesit me institucionet shtetërore janë në thelb të punës së strukturave të zhvillimit të biznesit, të cilat iniciojnë dhe mirëmbajnë këto raporte. Drejtuesit dhe stafi i degëve janë totalisht në dispozicion të këtij segmenti tregu për të ofruar më të mirën. Strukturat publike marrin përgjigje të menjëhershme për çdo sugjerimi apo koment, për të forcuar edhe më tepër bashkëpunimin e nisur.

CREDINS bank ka aktualisht një numër të konsiderueshëm Institucionesh shtetërore si klientë të saj, duke lidhur mijera kontrata për kalimin e pagave të punonjësve të administratës shtetërore. Numri i buxhetorëve që marrin pagën në CREDINS bank është mbi 50,000 veta.

Top