Credins Bank We Speak Your Language!

Karta Business Credit

 

  • Zgjidhje  praktike për biznesin.
  • Shpenzime të kontrollueshme.
  • Ofrimi i likuiditeteve të menjëhershëm
  • Ndani shpenzimet e kompanisë nga ato personale.
  • Redukto përdorimin e Cash-it.
  • Më shumë siguri

Ҫfarë është karta e kreditit Mastercard?

Mastercard Business Credit është një kartë krediti e krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat e biznesit tuaj. Karta, si një mjet mjaft praktik në ndihmë të biznesit, ju mundëson të kryeni transaksione për biznesin tuaj në të gjitha pikat e shitjes (POS) në mbarë botën, blerje mjaft të sigurta  në internet dhe kryerjen e një sërë shërbimesh: rezervime, pagesa etj.

Në ҫfarë monedhe ofrohet karta e biznesit Mastercard?

Mastercard Business ofrohet në monedhën Euro. Por, referuar kursit të këmbimit ju mund ta përdorni atë në monedhën që dëshironi.

Ҫfarë do të thotë Contactless?

Contactless vjen si një vlerë e shtuar në të gjithë kartat e reja Mastercard nga Credins Bank, e cila ju jep mundësinë të kryeni pagesa deri në 20 Euro pa vendosur Pin-in dhe pa firmosur fatura. Mjafton një tap në POS kudo ku shihni logon

A mund të pajisem me këtë kartë?

Të gjithë titullarët e biznesit mund të pajisen me kartën e biznesit Mastercard. Mjafton të paraqiteni në sportel me një mjet identifikimi dhe të aplikoni për kartën tuaj.

A mund të lëshoj karta dytësore për punonjësit?

Po. Titullari gëzon te drejtën ekskluzive të lëshimit të kartave dytësore të lidhura me llogarinë, përcaktimin e kartëmbajtësve, limitet e përdorimit  për ҫdo kartë të ҫelur në emër të kompanisë, si dhe të drejtave dhe detyrimeve të tyre.

Brenda cilës periudhë mund të shlyej vlerën që kam përdorur pa paguar interesa?

Ju mund të shlyeni vlerën që keni përdorur pa paguar interesa deri në 40 ditë.

Pse është e sigurt kjo kartë?

Kartat Credins bëhen akoma më të sigurta falë Shërbimit të Sigurisë 3D
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 
Krahasoni kartat Mastercard
 
SHKARKONI KUSHTE PUNE Mastercard


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top