Credins Bank We Speak Your Language!

Karta e Parapaguar

  • Mënyra më e thjeshtë për të kryer pagesa në Euro.
  • Ideale për pagesa Online.
  • Pa komision mirembajtje
  • Shpenzime nën kontroll.
  • Siguri e lartë.
  • E merrni në ҫast.
  • Akoma më shpejtë falë përdorimit CONTACTLESS

Paguaj fare thjesht, akoma më shpejt dhe në mënyrë të sigurt, kudo ku ndodhesh me Mastercard Prepaid Contactless.

Ҫfarë është karta e Parapaguar Mastercard?

Karta e parapaguar Mastercard ju jep mundësi të bëni blerje Online dhe në POS (Pikat e Shitjes, brenda dhe jashtë vendit kudo ku shihni logon Mastercard). Mjafton të depozitoni CASH ose Rimbushni me xhirim , një sasi të caktuar parash referuar maksimumit të lejuar nga Credins Bank .

Në ҫfarë monedhe ofrohet karta e parapaguar Mastercard?

Monedha në të cilën ofrohet karta është Euro. Por ju mund të bëni blerje/pagesa në të gjitha monedhat e tjera referuar kursit të këmbimit.

Sa do të më kushtojë kjo kartë?

Karta nuk ka asnjë komison mirëmbajtje mjafton të paguani 5 Euro në momentin e lëshimit të saj. Limiti ditor është 2500 Euro.

Ҫfarë do të thotë Contactless?

Contactless vjen si një vlerë e shtuar në të gjithë kartat e reja Mastercard nga Credins Bank, e cila ju jep mundësinë të kryeni pagesa deri në 20 Euro pa vendosur Pin-in dhe pa firmosur fatura. Mjafton një tap në POS kudo ku shihni logon

A mund të pajisem me këtë kartë?

Të gjithë individët pa përjashtim mund të pajisen me kartën e parapaguar Mastercard. Mjafton të paraqiteni në sportel me një mjet identifikimi dhe te aplikoni per  kartën. Karta ju vihet ne dispozicion  në moment.

A mund të kem disa karta?

Një klient mund të ketë vetëm një kartë.

Për cfarë aktiviteti këshillohet Mastercard?

Karta e parapaguar Mastercard, përdoret për të gjitha nevojat tuaja, por është në vecanti e përshtatshme për të rinjtë ende në periudhë studimi apo që kanë filluar punë për herë të parë, dhe nuk kanë një histori kredie për të përfituar Kartë Krediti.  Duke qenë se jepet menjëherë, karta është gjithashtu ideale për nevojat tuaja në udhëtime jashtë shtetit, duke evituar rrezikun e mbajtjes së parave cash me vete. Mastercard e Parapaguar, mund të përdoret gjithashtu si një dhuratë e bukur, për fëmijët, të afërmit apo miqtë tuaj, pasi nuk ka emër të shënuar në të.

Pse është e sigurt kjo kartë?

Sigurohuni që të dhënat tuaja në bankë (numri i telefonit dhe email) të jenë të sakta. Së shpejti aktivizohet Shërbimi i Sigurisë 3D i cili i bën blerjet tuaja Online akoma më të sigurta.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

Krahasoni kartat Mastercard


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top