Credins Bank We Speak Your Language!

Karta e Parapaguar

slider1-image-01

Çfarë është Karta e Parapaguar?

Karta e Parapaguar ka limit shpenzimi të barazvlefshëm me gjendjen në llogarinë e kartës. Tani, ju mund të pajiseni me një kartë Visa dhe nuk ka rendësi nëse jeni ende në shkollë apo nuk keni filluar punë akoma. Kartën e Parapaguar ju mund ta përdorni për blerje në internet, në supermarkete dhe dyqane të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe të gjitha këto PA KOMISION.

Kush mund të pajiset me një Kartë të Parapaguar?

Të gjithë! Nuk ka rëndësi në qoftë se jeni akoma studentë apo nuk keni filluar akoma një punë, mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e pajisjes me një kartë të Parapaguar.

Çfarë të veçante ka kjo kartë nga kartat e tjera?

Me kartën e Parapaguar nuk paguhen komisione mujore dhe blerjet si brenda dhe jashtë vendit jane pa komision. Është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë ju që jeni blerës të rregullt në internet, në POS , në ATM apo dhe jashtë vendit dhe që nuk doni të rrezikoni të gjithë limitin e kartës. Pajiseni në çast!

Llojet e Kartave të Parapaguara Visa:

  • Karta Prepaid për Studentët (Visa Student), produkti më i përshtatshëm për studentët të cilët nuk kanë mundësi të çelin ose të përdorin llogari bankare por nga ana tjetër u nevojiten shumë produkte, shërbime, si për shembull blerjet apo prenotimet on-line etj.
  • Karta Prepaid për blerjet në Internet (Visa Internet), kartë e cila përdoret kryesisht për transaksionet online në internet pa paguar asnjë komision.
  • Karta Prepaid për përdorim të përgjithshëm (Visa General Purpose), transaksionet e lejuara për t’u kryer me këtë kartë janë më të shumta dhe përfshijnë si transaksionet cash ashtu edhe ato on-line. Me këtë kartë mund të pajisen si klientët ekzistues ashtu edhe ata individë që aktualisht nuk janë klientë të Credins bank.

Përse më nevojitet Karta e Parapaguar?

  • Sepse të gjitha blerjet në internet, POS, etj. janë PA KOMISION!
  • Sepse nuk paguani komisione mujore mirëmbajtje llogarie!
  • Sepse ju mund ta mbushni kartë Prepaid me shumën që dëshironi brenda limiteve te lejuara ne llogarine e kartave!
  • Sepse mund ta rimbushni sa herë që dëshironi apo ju nevojiten para në kartë!
  • Sepse pajiseni në cast në çdo sportel të Credins bank!
  • Sepse Ju mund ta beni dhuratë!

Pse është e sigurt kjo kartë?

Sigurohuni që të dhënat tuaja në bankë (numri i telefonit dhe email) të jenë të sakta. Së shpejti aktivizohet Shërbimi i Sigurisë 3D i cili i bën blerjet tuaja Online akoma më të sigurta.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 
Krahasoni kartat Visa


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top