Credins Bank We Speak Your Language!

Karta me Këste

slider1-image-01

Çfarë është karta me këste?

Karta me KËSTE është një kartë krediti, që lidhet me një shumë të para aprovuar nga banka. Këtë limit shume ju e përdorni për blerje të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme në POS-e (pajisja e pagesës me kartë) dhe në internet. Në POS-et fizike mund të gjeni opsionin e pagesës nga 2 deri 12 këste.

Pse duhet ta kemi kartën me këste?

Të gjithë kemi dëshira dhe mbi të gjitha nevoja, të cilat duam t’i realizojmë, por që xhepi nuk na e lejon. Karta me KESTE jua jep këtë mundësi, sepse tani ju shumën e blerjes mund ta ndani dhe ta paguani përmes kësteve pa e renduar xhepin tuaj.

Si funksionon blerja me këste?

Në momentin kur të jeni duke realizuar pagesën me kartë tek POS-i, do t’ju shfaqen dy mundësi pagese; ta kryeni të plotë pagesën ose ta ndani atë përmes kësteve. Shfaqjen e dy mundësive tek POS-i do t’jua mundësojë personi i shitjes në dyqan. Ju do të keni mundësinë ta caktoni vetë numrin e kësteve duke shtypur numrin e duhur në POS, p.sh: me 2-këste, me 3-këste dhe kështu me radhë deri në 12-këste.

Përmes kartës me këste ju do të përfitoni

  • Blerje shërbimesh dhe produktesh me këste në të gjithë tregtaret që janë pjesë e kësaj skeme.
  • Interes 0% në qoftë se do të shlyeni këstin tuaj deri në datën 10 të muajit pasardhës.
  • Komision ZERO për blerje në POS-e si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
  • Kontroll i të gjitha veprimeve të kryera nga celulari apo kompjuteri juaj me shërbimin Credins Online.
  • Blerje në internet pa komision.
  • Siguri të lartë gjatë përdorimit online VBV (Verified by Visa).

Pse është e sigurt kjo kartë?

Kartat Credins bëhen akoma më të sigurta falë Shërbimit të Sigurisë 3D
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

Rrjeti i bizneseve që janë pjesë skemës së pagesave më këste janë:

·         Emigres Shpk Autostrada Tiranë Durrës,Km 11 Tiranë
·         Alb Car Rentals Rruga: Ismail Qemali, Nr 34 Tiranë
·         Albarent Shpk Rruga: Ismail Qemali, Nr 34 Tiranë
·         World-Flex City Park Tiranë
·         World-Flex Tiranë Tiranë
·         World-Flex Casa Italia Tiranë
·         Globe home expert Tirana Ring Center Tiranë
·         Globe home expert DISTRIBRANDS  Fier Fier
·         Lond City Park Tiranë
·         GO TECH Shpk Komuna e Parist Tiranë
·         Eco Climate Solution Unaza e Re Tiranë
·         Ozone Electronics Rruga: Teodor Keko, Kashar Tiranë
·         Mobileri  Euro  Rudi Rruga: Nikel -Tapize Durres
·         Elektro-Shtepiake Novi Lagjja 18 Shtatori Gjirokastër
·         ID-Expert Rruga: Teodor Keko Tiranë
·         Dental Center Rruga: Myfit Kodra Durres
·         ENT CLINIC Rruga e Dibrës, Godina 274/2 Tiranë
·         Elektroshtepiake-Matis Lagjja 18 Shtatori Gjirokastër
·         Luis Center Dora D’istra, Nr 13 Tiranë
·         Elektroshtepiake Fredi Lagjja: 18 Shtatori Gjirokastër
·         Texal City Park Tiranë
·         Globe home expert Qendra GLOBE, Rr:Kavajës Tiranë
·         Globe home expert Qendra GLOBE, Rr: Kavajës Tiranë
·         Studio Plus Rruga e Dibrës, Nr 121 Tiranë
·         GO TECH Shpk Casa Italia Tiranë
·         DELTA SHA Durrës Durres
·         Albaelettrica Rr: Myslym Shyri, Kulla 3 Tiranë
·         Albaelettrica Autostrada Tiranë-Durrës Tiranë
·         Kuka Center Dobrac Shkodër
·         Maison De Parfum Libri Universitar Tiranë
·         Dora e Artë Qafa e Pazarit Gjirokastër
·         GO TECH Shpk Qendra Tregtare CONCORD Tiranë
·         Globe home expert DISTRIBRANDS  Vlorë Vlorë
·         World-Flex Qendra Tregtare TEG Tiranë
·         Perfect Body Fitness Rruga: Ibrahim Rugova Tiranë
·         Buy Smart Store Rr. Konferenca e Pezës, P.148 Tiranë
·         GO TECH Shpk Flagship Center Durrës
·         Albaelettrica Bulevardi: Zhan Dark Tiranë
·         Albaelettrica Bulevardi: Gjergj Fishta Tiranë
·         Mobileri Shaga Rruga: Hamdi Pepa Tiranë
·         Elton Guçe Rruga: Siri Kodra Tiranë
·         DELTA SHA Autostrada,TR – DR,Km 30 Tiranë
·         Prestige Home Autastrada Tiranë-Durrës Berxull, Tiranë
·         Prestige Home Rruga: Sami Frashëri Tiranë
·         Prestige Home Autostrada Tiranë-Durrës Kashar, Tiranë
·         Globe home expert DISTRIBRANDS  Elbasan Elbasan
·         Argjendari Vasili Lagjja Çlirimi, Rr.Fan Noli Lushnje
·         GO TECH Shpk Rruga: Xhemfize Keko Tiranë
·         Buy Smart Store Rruga:Ramiz Aranitasi, Lagjja Kastriot Tiranë

Për më shumë informacion kontaktoni në shitja@bankacredins.com.
 
Krahasoni Kartat Visa


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top