Credins Bank We Speak Your Language!

Karta Visa Business

slider1-image-01

Tashmë në CREDINS bank bizneset mund të përdorin Kartën e Kreditit për të gjitha shpenzimet që u nevojiten. Karta Visa Business është një mjet i sigurtë dhe komod që ju ofron likuiditet në çdo moment. Ajo ka karakteristikat kryesore të një karte krediti dhe është një mjet efiçient dhe i përshtatshëm në menaxhimin e cash flow si dhe shpenzimeve të kompanisë tuaj. Tashmë me përdorimin e kartës Visa Business CREDINS bank, financat janë lehtësisht të kontrollueshme, duke ju dhënë juve kohë dhe mundësi të fokusoheni më shumë për zhvillimin e biznesit tuaj.

 

Cilat janë përfitimet e përdorimit të kartës Visa Business?

  • Ndani shpenzimet e kompanisë nga ato personale.
  • Shpenzimet e bëra me kartën e biznesit janë të njohura nga sistemi tatimor si shpenzime biznesi.
  • Aksesimin e fondeve në llogarinë e kompanisë, në çdo kohë për shpenzime udhëtimi, nevojat për blerje produktesh dhe shërbimesh në emër të kompanisë.
  • Monitorim efikas i shpenzimeve dhe kontroll i detajuar përmes raporteve të lëvizjeve të kartës.
  • Reduktimin e përdorimit të cash-it sepse pagesat në cash nuk mund të kontrollohen lehtësisht.
  • Duke përdorur kartën Visa Business ju shmangni komisionet e transfertave dhe pagesave.
  • Mundësinë e përdorimit të më shumë se një karte Visa Business të lidhura me të njëjtën llogari.
  • Përdorim, blerje, rezervime etj. Kudo dhe në çdo kohë, 24 orë/ 7 ditë të javës, në mbi 30 milion pranues të kartës Visa në mbarë botën.

Pse është e sigurt kjo kartë?

Sigurohuni që të dhënat tuaja në bankë (numri i telefonit dhe email) të jenë të sakta. Së shpejti aktivizohet Shërbimi i Sigurisë 3D i cili i bën blerjet tuaja Online akoma më të sigurta.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 
Krahasoni Kartat Visa


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top