Credins Bank We Speak Your Language!

Karta Visa Classic

slider1-image-01

Çfarë është karta Visa Classic?

Shpenzoni për produktet apo shërbimet që ju dëshironi, nëpërmjet paradhënies bankare, të gjitha në një kartë krediti. Bëni blerje në Internet pa limit jo vetëm në Lek, por në cilëndo monedhë që ju ofrohet pagesa. Sa herë që Ju do të kryeni një pagesë nëpërmjet Visa Classic, paratë tuaja do të konvertohen me kurs preferencial, shumë të favorshëm.Me kartën e kreditit VISA Classic, Credins bank Ju jep mundësinë të shfrytëzoni mënyrat më bashkëkohore të pagesës, të ndërthurura me elementë të lartë sigurie.

Karta VISA e lëshuar nga CREDINS bank, është një nga kartat më të sigurta të hedhura sot në tregun bankar shqiptar. Chipi elektronik, është një element sigurie që i është shtuar kësaj karte, duke e bërë atë jo vetëm të shpejtë dhe komod por edhe tepër të sigurtë.

Kush mund të pajiset me një kartë Visa Classic?

Të gjithë klientët pagamarrës dhe depozitues të Credins bank mund të pajisen me një kartë krediti VISA Classic. Karta e kreditit do të jetë e lidhur me llogarinë Tuaj, duke ju bërë të mundur të tërhiqni 24 orë 24, 7 ditë të javës. Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e paisjes me një kartë debiti VISA Classic.

Karta e kreditit Visa Classic ju ofron:

  • Përdorim kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjitha shërbimet e ofruara
  • Fleksibilitet në mënyrën e pagesës
  • Kontroll të plotë të shërbimeve dhe mundësi verifikimi të çdo transaksioni në llogarinë tuaj
  • Limit karte të mjaftueshëm për të përballuar të gjitha shpenzimet ditore në përputhje me nevojat tuaja
  • Siguri maksimale
  • Aplikim të thjeshtë dhe të shpejtë
  • Mundësi tërheqje në çdo bankomat dhe kryerje pagesash kudo në Botë, në çdo njësi tregtare POS që mban logon VISA 24/24
  • Blerje në internet, rezervim hoteli, blerje bileta avioni etj
  • Dokumentacion të thjeshtë

Pse është e sigurt kjo kartë?

Kartat Credins bëhen akoma më të sigurta falë Shërbimit të Sigurisë 3D
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 
Krahasoni Kartat Visa


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top