Credins Bank We Speak Your Language!

Karta Visa Electron

slider1-image-01

Çfarë është karta Visa Electron?

Karta ideale për shpenzimet tuaja ditore.

Karta VISA Elektron duke qenë një kartë e lidhur me llogarinë tuaj, ju krijon lehtësira pa kufi dhe akses 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë llogarinë tuaj. Rrjeti i gjerë i ATM-ve dhe POS-eve me logon e Visas i përhapur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën ju siguron komoditet të plotë në përdorimin e kartës. Pa u shqetësuar nëse keni apo jo para cash me vete, ju mund të kryeni veprime, të blini mallra dhe shërbime në miliona bankomate dhe pika shitje, kudo në botë dhe në çdo kohë.

Kush mund të pajiset me një kartë Visa Electron?

Të gjithë pagamarrësit mund të pajisen me një kartë debiti VISA Electron. Karta e debitit do të jetë e lidhur me llogarinë Tuaj të pagës, duke ju bërë të mundur tërheqje 24 orë 24, 7 ditë të javës. Mjafton të paraqiteni pranë sporteleve tona, tek punonjësit e shërbimit të klientelës, me një mjet identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë. Punonjësit tanë do t’ju orientojnë, ndihmojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë procesin e pajisjes me një kartë debiti VISA Electron.

Përse më nevojitet karta e debitit Visa Electron

  • Sepse ju lejon të aksesoni në llogarinë Tuaj të pagës në çdo moment!
  • Sepse ju mund të kryeni pagesa në të gjitha terminalet POS!
  • Sepse Ju mund ta përdorni këtë kartë në të gjitha bankomatet që mbajnë logon VISA jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj!

Pse është e sigurt kjo kartë?

Sigurohuni që të dhënat tuaja në bankë (numri i telefonit dhe email) të jenë të sakta. Së shpejti aktivizohet Shërbimi i Sigurisë 3D i cili i bën blerjet tuaja Online akoma më të sigurta.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës. Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

– Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.

– Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
4. Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 
Krahasoni Kartat Visa


Humbja dhe Vjedhja

Në rast se humbisni kartën tuaj, ju lutemi të kontaktoni menjëherë Credins bank në numrat e kontaktit:
Tel: 0800 22 73 dhe +355 4 2274 777.
Karta juaj do të bllokohet menjëherë!

Top