Credins Bank

Leasing

 

CB_web_leasing-2

Leasing ose Qiraja Financiare

Leasing-u është një marrëdhënie ekonomike dhe juridike e konkretizuar në një kontratë
nëpërmjet së cilës Credins bank financon blerjen e një sendi, duke u bërë pronar i tij dhe ia jep
atë me qira një personi tjetër (individ apo shoqëri) përkundrejt pagesave periodike. Në përfundim
të kontratës sendi i shitet qiramarrësit me çmimin 1 Euro.
Objekt të financimit Leasing në Credins bank janë makineritë e paisjet, automjetet, teknologjitë e
reja si edhe për nevoja familjare e individuale për pasuri të patundshme, për autovetura, paisje
elektro-shtëpiake, etj.

Avantazhet e Leasing

Bisneset, kryesisht ato të vogla dhe të mesme, nëpërmjet leasing-ut sigurojnë burimet e
financimit, por edhe linja teknologjike moderne, makineri, paisje, duke mundësuar rritjen e
cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve të tyre. Në këtë mënyrë ato bëhen konkurrues në tregjet e
brendshme dhe të huaja, dhe krijojnë premisa për rritje të aktivitetit. Gjithashtu edhe rinovimi i
teknologjisë është pjesë e procesit të financimit leasing.

Nëpërmjet Credins bank produkti leasing ofron shpejtësi e fleksibilitet, është pa garanci shtesë,
pasi vetë sendi shërben si i tillë.
Të gjitha shpenzimet e kryera për leasing shënohen si shpenzime në
librat e shoqërisë.

Top