Credins Bank

Çeqe Bankare

Black_Background

CREDINS bank ka emetuar çeqet e saj, nëpërmjet të cilëve ju kurseni kohën, evitoni rrezikun e lëvizjes Cash.

Çeqet e CREDINS Bank janë:

  • Çeku bankar
  • Çeku personal

Nëpërmjet këtyre çeqeve ju mund të kryeni pagesat:

  • për shlyerje detyrimesh doganore
  • likuidim të partnereve të biznesit

Si funksionon?

Çeku Bankar

Është një mjet pagese i shpejtë i cili në bazë të marrëveshjes të lidhur midis bankave mund të bëhet i disponueshëm nga banka përfituese brenda ditës së lëshimit. Ky çek lëshohet nga banka emetuese me firmat e autorizuara të ndara sipas limiteve dhe është i garantuar për disponibilitetin e llogarisë së urdhëruesit.
Çeku bankar është gjithashtu i vlefshëm edhe për kryerjen e çdoganimeve të ndryshme.

Çeku Personal

Këto çeqe lëshohen për klientët që kanë llogari pranë bankës dhe përdoren nga urdhëruesi i saj për të bërë likuidime ndaj furnitorëve dhe të tretëve. Këto çeqe mbajnë gjithmonë firmën dhe vulën e urdhëruesit të llogarisë.

Top