Credins Bank

Pagesa të Ndryshme

CB_PAGESA_UTILITARE_1260x430

CREDINS bank ofron mundësinë për të gjithë klientët e saj të kryejnë një sërë pagesash në të gjitha sportelet e saj dhe nëpërmjet platformës Credins Online.

Pagesat në favor të STA-së:

Tashmë në CREDINS bank ju kryeni të gjitha pagesat në favor të STA-së për provimet e detyrueshme të anglishtes. Shumë thjeshtë, mjafton një hap drejt 57 degëve të CREDINS bank. Për më tepër informacione mbi STA-në klikoni në www.sta-edu.com.

Pagesat utilitare:

Ju mund të kryeni në të gjitha sportelet e CREDINS bank të gjitha pagesat e mëposhtme:

  • Pagesa për energjinë elektrike
  • Pagesa për telefoninë fikse
  • Pagesa për telefoninë celularë
  • Pagesa për gjobat e automjeteve.
  • Garanci bankare për ambasada, gjykata, etj.
  • Pagesa të studenteve ndaj fakulteteve.
  • Pagesa të tjera utilitare

Gjobat e automjeteve

Siç vraponi dhe ecni me shpejtësi me automjetin tuaj, nxitoni të paguani edhe gjobën e qarkullimit rrugor. Tani është më e thjeshtë për të gjithë ju që doni të paguani gjobat e automjetit shpejt dhe pa qëndruar në radhë. Përmes shërbimit të ofruar nga CREDINS bank, ju mund të paguani gjobat e automjetit shpejt dhe në komoditet të plotë në ambientet tona.

Mjafton të paraqiteni në një nga 57 degët dhe agjencitë tona në gjithë Shqipërinë dhe ju mund të kryeni fare thjeshtë pagesën e gjobave të automjetit tuaj. Në CREDINS bank çdo gjë është më e thjesht dhe më e shpejt. Mbi të gjitha bëj kujdes për jetën tënde ndërsa drejtoni automjetin tuaj.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni në një nga degët tona më të afërta.

Top