Shorteu “Përditëso të Dhënat Personale” nga Credins Bank përzgjodhi sot, 5 Fitues përkatësisht të rretheve: Kukës, Tiranë, Berat, Kuçovë dhe Gramsh. Prej dates 01.10.2018 deri në datën 31.10.2018, 4418 Klientë të Credins Bank të përditësuan të dhënat personale pranë degëve Credins, u bënë pjesë e shorteut “Përditëso të Dhënat Personale”. Përzgjedhja rastësore e fituesve u bë në zyrat qëndrore të Credins Bank në prani të një komisioni i cili përbëhej nga: • Ardit Kola, Përfaqësues i Departamentit Juridik, në Credins Bank; • Kleti Kaprata, Përfaqësues i Divizionit të Biznesit në Credins Bank, • Ilira Rama, Përfaqësuese e Autoritetit të Mikqyrjes së Lojërave të Fatit; • Luftar Murrizi, Përfaqësues i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria e Kontrollit Tatimor 5 klientët fitues, do të shpërblen me 1 kartë bankare të parapaguar me vlerën 5,000 Lekë. Përditësimi i të dhënave personale në bankë, është pjesë e strategjisë afatgjatë të marrëdhënies që Credins Bank ndërton me klientët e saj duke mundësuar aksesin dhe përdorimin e shërbimeve dhe produkteve bankare Online, komunikimin transparent dhe informimin e vazhdueshëm. Kur ka qenë hera e fundit që ke përditësuar të dhënat në bankë? Përditësoji ato tani dhe fito me Credins Bank. Ne flasim gjuhën tuaj.

Banka Credins