Credins Bank We Speak Your Language!

Shpallen 5 fituesit e parë nga shorteu “Përditëso të Dhënat Personale”

Shorteu “Përditëso të Dhënat Personale” nga Credins Bank përzgjodhi sot, 5 Fitues përkatësisht të rretheve: Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Pogradec.

Prej dates 01.09.2018 deri në datën 30.09.2018, 3037 Klientë të Credins Bank të përditësuan të dhënat personale pranë degëve Credins, u bënë pjesë e shorteut “Përditëso të Dhënat Personale”.
Përzgjedhja rastësore e fituesve u bë në zyrat qëndrore të Credins Bank në prani të një komisioni i cili përbëhej nga:

• Ardit Kola, Përfaqësues i Departamentit Juridik, në Credins Bank;
• Kleti Kaprata, Përfaqësues i Divizionit të Biznesit në Credins Bank,
• Ilira Rama, Përfaqësuese e Autoritetit të Mikqyrjes së Lojërave të Fatit;
• Luftar Murrizi, Përfaqësues i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria e Kontrollit Tatimor

5 klientët fitues, do të shpërblen me 1 kartë bankare të parapaguar me vlerën 5,000 Lekë.
Përditësimi i të dhënave personale në bankë, është pjesë e strategjisë afatgjatë të marrëdhënies që Credins Bank ndërton me klientët e saj duke mundësuar aksesin dhe përdorimin e shërbimeve dhe produkteve bankare Online, komunikimin transparent dhe informimin e vazhdueshëm.
Kur ka qenë hera e fundit që ke përditësuar të dhënat në bankë? Përditësoji ato tani dhe fito me Credins Bank. Ne flasim gjuhën tuaj.

Top