Credins Bank We Speak Your Language!

#YOUARECREDINS

Ky program synon përthithjen dhe trajnimin e studentëve me rezultate të larta për ti përgatitur dhe lancuar si bankier të suksesshëm pranë Credins Bank.

RRETH PROGRAMIT
Programi #YOUARECREDINS është një eksperiencë e vlefshme me anë të së cilës do të hidhni hapat e para të karrierës në një nga Bankat më të suksesshme në vend.
Ju do të jeni të rrethuar nga mentorët dhe ekspertët më të mirë të Credins Bank. Pjesëmarrësit në këtë program gjithashtu do të përfitojnë nga leksionet më trajnues Shqiptar dhe Ndërkombëtar të certifikuar në fushën e zhvillimit të aftësive.
Ky program i cili është konceptuar të zgjasi 3 muaj, është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik përkatësisht e ndarë në 2 faza. Faza e parë përqëndrohet kryesisht në trajnime teorike, ndërsa në fazën e dytë kandidatët do të vendosin në praktikë njohuritë e përvetsuara në fazën e parë.
Në fund të programit të gjithë pjesëmarresit do të vlerësohen me shpërblime dhe bonuse për punën dhe kohën që do ti kushtojnë kësaj experience si dhe do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrje.

CFARË NE KËRKOJMË
Studentë të diplomuar në Shkenca Ekonomike, Drejtësi, Teknologji Informacioni dhe Gazetari Ekonomike me mesatare mbi 8, të cilët kanë ambicie për të filluar karrierën e tyre në Sektorin Bankar si dhe dëshirë për t’u shërbyer klientëve tanë.
Studentë që kanë pasion për të qënë të suksesshëm, duke dhënë kontributin e tyre jo vetëm për bankën Credins por dhe për sistemin Bankar.
Studentë që u pëlqen të sfidojnë vetveten duke ofruar zgjidhje të shpejta, efektive dhe novative.
Studentë që kanë aftësi të mira komunikuese, bindëse, ndërvepruese, analitike dhe që janë të gatshëm për ti zhvilluar më tej këto aftësi.

HAPAT PËR TU BËRË PJESË E PROGRAMIT

  • Hapi 1
    Plotësoni të gjitha fushat e mëposhtme dhe më pas shtypni butonin Apliko. Aplikimet janë të hapura deri në 14 Shkurt.
  • Hapi 2
    Të gjithë kandidatët që do të plotësojnë kriteret për programin do të njoftohen për zhvillimin e testimit online
  • Hapi 3
    Kandidatët që kanë marrë pikët e mjaftueshme në testim do të njoftohen për të zhvilluar Intervistën e parë. Në intervistën e parë kandidatët duhet të paraqesin Letrën e Motivimit dhe Listën e Notave.
  • Hapi 4
    Kandidatët që do të përzgjidhen nga Intervista e parë do të njoftohen për të zhvilluar intervistën e dytë.


(Vetem format PDF max 2mb)

BANKA CREDINS FALENDERON TE GJITHE APLIKUESIT E PROGRAMIT #YOUARECREDINS DHE NJOFTON QE APLIKIMET JANE MBYLLUR. SE SHPEJTI TE GJITHE KANTIDATET DO TE NJOFTOHEN MBI HAPAT E RRADHES.

NA NDIQNI..

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim te tij.Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në Ligj. Banka CREDINS mbron të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20,date 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,”Mbi Përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”,më pas të dhënat shkatërrohen.”

PROGRAMI #YOUARECREDINS NJË HISTORI SUKSESI PËR REKRUTIMET NË CREDINS BANK
Një histori suksesi për rekrutimet në Credins Bank, ku gjatë programeve të mëparshme, konkretisht 6 të tilla, janë përzgjedhur 95 studentë nga të cilët janë rekrutuar 85 punonjës dhe më tepër se gjysma e tyre janë zhvilluar dhe promovuar në pozicione të reja.

Top